Grabitja e armatosur me të plagosur dje në Gjakovë, Sveçla: U arrestuan autorët- çdokush që kryen krim s’do t’i shmanget drejtësisë

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka deklaruar se falë p unës së policëve, zyrtarëve të AKI-së dhe Prokurorisë, mbrëmë janë identifikuar ndërësa sot janë arrestuar dy të dyshuarit për grabitjen e armatosur të kryer dje në mesditë në Gjakovë, ku u plagos një qytetar dhe u rrezikua siguria e të tjerëve. Sveçla deklaroiar se të…

Lajme

17/11/2026 09:01

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka deklaruar se falë p unës së policëve, zyrtarëve të AKI-së dhe Prokurorisë, mbrëmë janë identifikuar ndërësa sot janë arrestuar dy të dyshuarit për grabitjen e armatosur të kryer dje në mesditë në Gjakovë, ku u plagos një qytetar dhe u rrezikua siguria e të tjerëve.

Sveçla deklaroiar se të njëjtëve u janë sekuestruar edhe armët e krimit dhe sai e konsiderueshme e parave.

“Zbulueshmëri rekorde e autorëve të grabitjes së armatosur në Gjakovë.Falë punës intensive hetimore dhe veprimit efikas të zyrtarëve të Policisë së Kosovës, AKI-së dhe Prokurorisë, mbrëmë janë identifikuar, ndërsa sot janë arrestuar dy të dyshuarit për grabitjen e armatosur të kryer dje në mesditë në Gjakovë, gjatë së cilës u plagos një qytetar dhe u rrezikua siguria e të tjerëve. Të njejtëve u janë sekuestruar edhe armët e krimit dhe sasi e konsiderueshme e parave”.

Sveçla tha se ky rezultat dëshmon profesionalizmin dhe përkushtimin e Policisë së Kosovës, por njëkohësisht përcjell një mesazh të prerë për këdo që zgjedh rrugën e kriminalitetit.

Ai shtoi se askush që kryen vepra kriminale nuk mund t’i shmanget drejtësisë. Çdo kryes do të identifikohet dhe do të japë përgjegjësi para organeve të drejtësisë.

“Nuk do të lejojmë që individë të tillë të cenojnë sigurinë dhe qetësinë e qytetarëve tanë. Sundimi i ligjit dhe mbrojtja e jetës dhe pronës së qytetarëve mbeten të panegociueshme.”/Lajmi.net/