Mblidhen katër komisione parlamentare
Në Kuvendin e Kosovës sot do të mblidhen katër komisione parlamentare. Sipas kalendarit të publikuar nga Kuvendi në ora 11:00 Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë pret në takim Borut Blaj, Ambasador i Republikës së Sllovenisë në Kosovë. Ndërsa, në ora 12:00 Komisioni për Arsim dhe Shkencë diskuton për Arsimin e Lartë Privat në…
Lajme
Në Kuvendin e Kosovës sot do të mblidhen katër komisione parlamentare.
Sipas kalendarit të publikuar nga Kuvendi në ora 11:00 Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë pret në takim Borut Blaj, Ambasador i Republikës së Sllovenisë në Kosovë.
Ndërsa, në ora 12:00 Komisioni për Arsim dhe Shkencë diskuton për Arsimin e Lartë Privat në Kosovë.
E, në ora 13:00 Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes pret në takim Jonathan Hargreaves, ambasador i Mbretërisë së Bashkuar në Republikën e Kosovës.
Kurse, në 15:30 Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion shqyrton Raportin Vjetor të Punës së Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM) për vitin 2025, të ftuar Bordi i KPMM-së.