Dyshohet se falsifikoi autorizimin e xhaxhait për t’i shitur pronat, ndalohet për 48 orë shtetasja e huaj

Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion, përkatësisht Sektori për Hetime Financiare në Prishtinë, bazuar në informacione relevante ka zhvilluar hetime profesionale nën autorizimin e Prokurorisë Themelore në Ferizaj lidhur me veprat penale “Mashtrimi”  nga  neni 323 KPRK-së, dhe “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” nga neni 395 i KPRK-së. Me datën…

Lajme

21/10/2026 21:49

Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion, përkatësisht Sektori për Hetime Financiare në Prishtinë, bazuar në informacione relevante ka zhvilluar hetime profesionale nën autorizimin e Prokurorisë Themelore në Ferizaj lidhur me veprat penale “Mashtrimi”  nga  neni 323 KPRK-së, dhe “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” nga neni 395 i KPRK-së.

Me datën 21.10.2026, Policia e Kosovës më saktësisht hetuesit nga Sektori për Hetime Financiare kanë intervistuar një person shtetase e huaj në cilësinë e të dyshuarës nën dyshimin e bazuar se kishte kryer veprat penale të cekura me lart.

E dyshuara fillimisht ishte paraqitur në Polici në cilësinë e ankueses dhe me të përfunduar procedurat për rastin në të cilin ajo kishte bërë ankesë, hetuesit e Policisë së Kosovës të njëjtën e kanë intervistuar në prezencën e Avokatit Mbrojtës për rastin e regjistruar në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), ku e njëjta duke përdorur dokument të falsifikuar/autorizimin të siguruar tek një Noter jashtë Republikës së Kosovës, e këtë e ka arritur duke paraqitur një person të panjohur me të dhënat e xhaxhait të saj e me fotografi të tij (personit të panjohur) kinse i njëjti e kishte autorizuar që e dyshuara ti shes pronat e ankuesit që i ka në Republikën e Kosovës, e dyshuara disa herë ka provuar të shes parcelat që kanë qenë në emër të xhaxhait të sajë (ankuesit) dhe në dy raste ka arritur edhe të shesë pronat, (në rastin e fundit kishte arritur ta shesë një parcelë në vlerë rreth 150,000.00 euro).

Veprimet hetimore janë bërë në koordinim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj ku pas përfundimit të deklaratës, Prokurori i Rastit ka lëshuar Aktvendim mbi ndalimit e të dyshuarës për 48 orë .