Dyshohet se e shantazhoi për vite duke i kërkuar para, arrestohet një person në Prishtinë

Një person është arrestuar në Prishtinë, nën dyshimin se për disa vite kishte shantazhuar një viktimë duke i kërkuar para. Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur gjatë periudhës 2023-2025, ndërsa viktima dyshohet se deri tani i ka dhënë të dyshuarit një shumë të konsiderueshme parash. “Është arrestuar i dyshuari m/k, mbi dyshimin e bazuar…

Lajme

29/09/2026 10:30

Një person është arrestuar në Prishtinë, nën dyshimin se për disa vite kishte shantazhuar një viktimë duke i kërkuar para.

Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur gjatë periudhës 2023-2025, ndërsa viktima dyshohet se deri tani i ka dhënë të dyshuarit një shumë të konsiderueshme parash.

“Është arrestuar i dyshuari m/k, mbi dyshimin e bazuar se, që disa vite e kishte shantazhuar viktimën m/k duke i kërkuar para ku deri me tani viktima i ka dhënë një shumë të konsiderueshme parash”, thuhet në raportin policor.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/