Të shtëna me armë në një aheng familjar në Ferizaj, identifikohet i dyshuari 22-vjeçar
Një 22-vjeçar është identifikuar si i dyshuar për të shtëna me armë zjarri në një aheng familjar në fshatin Surqinë të Ferizajt. Rasti është raportuar më 12 tetor, rreth orës 18:30, ka njoftuar Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj. Njësiti i Hetimeve ka dalë në vendin e ngjarjes, ku ka sekuestruar një pistoletë me karikator…
Lajme
Një 22-vjeçar është identifikuar si i dyshuar për të shtëna me armë zjarri në një aheng familjar në fshatin Surqinë të Ferizajt.
Rasti është raportuar më 12 tetor, rreth orës 18:30, ka njoftuar Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj.
Njësiti i Hetimeve ka dalë në vendin e ngjarjes, ku ka sekuestruar një pistoletë me karikator dhe dy gëzhoja të kalibrit 9 mm.
Me autorizim të prokurorit të shtetit, ndaj të dyshuarit me inicialet E. B. është iniciuar rast për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.
Pas intervistimit nga policia, 22-vjeçari është liruar dhe rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt. /Lajmi.net/