Dyshohet për sulmin me kamion në Nju Jork, flet i akuzuari: Nuk kam faj

Një person që akuzohet për vrasjen e tetë njerëzve dhe plagosjen e 12 të tjerëve pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në Nju Jork në muajin tetor u shpreh se ndihet jofajtor për akuzat për vrasje dhe për terrorizëm. Sejfulla Saipov nga Uzbekistani që kishte mbërritur në SHBA në vitin 2010 ka dalë në gjykatë ditën e martë. Saipov deklaroi se nuk ka faj për asgjë.

Bota

29/11/2017 14:40

Ai përballet tashmë me 22 akuza për vrasje dhe terrorizëm, duke përfshirë edhe dhënien e ndihmës për ISIS. Saipov u arrestua menjëherë pas sulmit më datë 31 tetor në Manhatan. Ky ishte sulmi më vdekjeprurës në qytet që nga sulmet e përgjakshme që kanë ndodhur më datë 11 shtator 2001 që përbënë një lajm botëror në atë kohë me shumë bujë. Presidenti i Amerikës Donald Trump ka thënë në lidhje me Saipov se duhet që të jepet për të dënim me vdekje. I dyshuari u paraqit në gjykatë si i pandehur i veshur me veshjen tradicionale dhe me zinxhirë në këmbë, duke qenë se akuzat që drejtohen për nga ai janë të shumta dhe të një niveli të rëndë. I dyshuari u arrestua nga një oficer policie direkt pasi ndodhi ngjarja dhe u vu në pranga e tashmë do të përballet me drejtësinë.