Dyshimet e Dakës, tërhiqet nga gara për anëtare të Gjykatës Kushtetuese
Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka është tërhequr nga gara për anëtare të Kushtetueses së Kosovës.
Lajme
Daka ka konfirmuar në emisionin Jeta në Kosovë se është tërhequr shkaku se i duket që është e kotë të vazhdojë më tej.
“Jam tërhequr nga gara për anëtare të Gjykatës Kushtetuese”, tha Daka në emisionin i cili i kushtohej problemeve me çështjen e zgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit.
Ajo thotë se të njëjtën eksperiencë e ka pasur edhe herën e kaluar, kur kishte kandiduar dhe nuk kishte mundur ta zgjidhej.
“E kisha një eksperiencë herën e kaluar dhe atëherë më është bërë me dije se është e kotë të kandidoj”, u shpreh ajo.
“Edhe kësaj here duket se është e vendosur kush do të zgjidhet, kështu që është e kotë ta vazhdoj garën”, tha Daka.
Pas tërheqjes së Dakës, në garë mbeten tetë kandidatë për një pozitë të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese.
Valdete Daka është anëtare e Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe kryetare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, transmeton kallxo.com.