Dybala i paralajmëron bashkëlojtarët për ndeshjen e radhës në Ligën e Kmapionëve
Paulo Dybala është deklaruar pas ndeshjes së Ligës së Kampionëve.
Sport
Paulo Dybala ka thënë se Juventus duhet t’i mposht të gjitha skuadrat nëse dëshiron ta fitojë Ligën e Kampionëve.
Biankonerët u mposhtën nga Young Boys në ndeshjet e fundit, mirëpo kaluan fazën e grupeve si lider.
“Nuk e kam shikuar golin e anuluar, por gjëja më e rëndësishme është që ne e fituam grupin, mbi Manchester Unitedin dhe Valencian”, tha fillimisht Dybala, përcjell “lajmi.net”.
“Për ta fituar Ligën e Kampionëve, ne duhet t’i mposhtim të gjithë, kështu mua nuk më intereson se me kë do të përballemi”, ka shtuar më tej argjentinasi. /Lajmi.net/