Dybala flet për kontratën me Juventus: Nuk kam asgjë për t’i dëshmuar askujt

Paulo Dybala ka dhënë disa komente për të ardhmen e tij.

Sport

16/01/2022 09:45

Ylli argjentinas vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes te Juventus, me emrin e tij që tashmë ka filluar të lidhet edhe me një largim të mundshëm.

Dybala megjithatë ka thënë se është në pritje të klubit për të hapur negociatat, dhe derisa të ndodh një gjë e tillë ai do të jetë në dispozicion të Allegrit.

“Unë nuk kam asgjë për t’i dëshmuar askujt. Jam në dispozicion të trajnerit”, ka thënë Dybala, transmeton lajmi.net.

“Klubi ka thënë se do të flasim në shkurt apo mars”, shtoi argjentinasi.

Dybala ka qenë në mesin e lojtarëve kryesorë së fundmi te Juventus, megjithatë projekti i klubit duket të mos jetë bindës për të./ Lajmi.net/