Dybala do të mbetet te Juventusi deri në vitin 2026

Sulmuesi pritet që së shpejti të nënshkruajë kontratën e re me "Zonjën e Vjetër".

Sport

20/10/2021 16:21

Paulo Dybala ka kontratë të vlefshme me Juventusin vetëm deri në qershor të vitit 2022, transmeton lajmi.net.

Palët prej kohësh kanë nisur bisedimet për një kontratë të re, megjithatë akordi nuk u arrit deri tani.

Sipas mediave italiane, akordi mes palëve është gjetur edhe Dyba do të zgjat kontratën e tij me gjigantin italian deri në qershor të vitit 2026.

Argjentinasi llogaritet si futbollist kyç i ‘Bianconerëve’ andaj edhe kanë vendosur që ta mbajnë në ekip edhe për shumë vite tjera.

27-vjeçari, këtë edicion ka realizuar tre gola e dy asistime në gjashtë ndeshje të luajtura në të gjitha garat. /Lajmi.net/