Dy yjet e Juventusit, transferimet e para të Allegrit te Man Utd

Massimiliano Allegri përflitet se do të jetë zëvendësuesi i Ole Gunnar Solskjaer te Manchester United.

Sport

16/10/2019 22:32

Trajneri italian dëshiron të merr me vete në ‘Old Trafford’ edhe dy yje te Juventusit, nëse përzgjidhet si pasues i Ole Gunnar Solskjaer, sipas raportimeve, përcjell lajmi.net.

Thuhet se Allegri tashmë ka zhvilluar bisedime me Manchester United, dhe është i prirë të marrë përgjegjësinë para afatit kalimtar.

Manchester United kanë shënuar vetëm tetë gola në nëntë ndeshjet e para në Premierligë, dhe kanë nevojë të përforcojnë fazën e sulmit dhe mesfushën.

Sipas ‘TuttoSport’, Allegri ka zgjidhjen e këtyre problemeve, duke kërkuar të marrë me vete sulmuesin Mario Mandzukic dhe mesfushorin Emre Can./Lajmi.net/