Dy vjeçarja hap telefonin me gishtin e nënës së alivanosur dhe thërret për ndihmë

Ndihmon nënë duke telefonuar gjyshen.

Fun

16/02/2020 10:36

Një vajzë nga Anglia ka shpëtuar jetën e nënës së saj që u alivanos nga dehidratimi. Nëna e saj u rrëzua në dyshemenë e shtëpisë dhe dy vjeçarja me shumë zgjuarsi thërret gjyshen e saj, raporton “Daily Mail”, transmeton lajmi.net.

Samantha Mizen ishte vetëm me tre fëmijët e saj, që janë katër, dy dhe një vjeç, kur humbi kontrollin dhe mbeti pa ndjenja.

Sophia vajza e saj, e hapi telefonin me gishtin e nënës dhe më pas e telefonoi gjyshen, e cila kërkoi intervenimin e ndihmës së shpejtë. /Lajmi.net/