Dy vdekje të dyshimta, një në Prizren e tjetra në Novobërdë

Policia e Kosovës, në raportin 24-orësh, ka njoftuar se gjatë të premtes, janë raportuar dy vdekje të dyshimta. Në Prizren, sipas raportit, një burrë ka raportuar se gruaja e tij është gjetur pa shenja jete, rast ky që nga Policia është cilësuar si “Hetim i vdekjes” “Prizren 01.05.2026 – 12:05. Ankuesi mashkull kosovar, raporton se…

Lajme

02/05/2026 09:01

Policia e Kosovës, në raportin 24-orësh, ka njoftuar se gjatë të premtes, janë raportuar dy vdekje të dyshimta.

Në Prizren, sipas raportit, një burrë ka raportuar se gruaja e tij është gjetur pa shenja jete, rast ky që nga Policia është cilësuar si “Hetim i vdekjes”

“Prizren 01.05.2026 – 12:05. Ankuesi mashkull kosovar, raporton se gruaja e tij viktima femër kosovare dyshohet se ka bërë vetëvrasje, vdekjen e të cilës e ka konstatuar mjeku. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku është gjetur dhe konfiskuar një armë e cila dyshohet që është përdorur nga viktima. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, tha Policia.

Ndërkaq, në Novobërdë, vëllai ka raportuar se ka gjetur vëllain e tij pa shenja jete.

“Fsh. Parallovë, Novobërdë 01.05.2026 – NN. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se ka gjetur pa shenja jete vëllain e tij, i cili dyshohet se kishte bërë vetëvrasje me armë zjarri. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante policore dhe prokurori i shtetit. Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar një revole me 6 fishekë dhe një gëzhojë e fishekut. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti nën hetime”, ka njoftuar Policia në raportin 24-orësh.