Dy të vdekur nga aksidenti në Suharekë, Policia jep detaje

Dy persona kanë vdekur si pasojë e një aksidenti trafiku mes një veture dhe një motori në Shirokë të Suharekës. Për lajmi.net, rastin e ka konfirmuar Drejtori i Policisë në Prizren, Faton Aliu, i cili bëri të ditur se dy të vdekurit kanë qenë në motoçikletë, ndërkaq vozitësi i veturës është duke marrë ndihmë mjekësore…

Lajme

28/04/2024 18:29

Dy persona kanë vdekur si pasojë e një aksidenti trafiku mes një veture dhe një motori në Shirokë të Suharekës.

Për lajmi.net, rastin e ka konfirmuar Drejtori i Policisë në Prizren, Faton Aliu, i cili bëri të ditur se dy të vdekurit kanë qenë në motoçikletë, ndërkaq vozitësi i veturës është duke marrë ndihmë mjekësore në Spitalin e Prizrenit.

“Një aksident mes një veture dhe një motori ka ndodhur. Janë dy viktima që kanë qenë në motor. Vozitësi i veturës po merr ndihmë shëndetësore në Spitalin e Prizrenit”, thuhet në konfirmim.

Aliu ka njoftuar se njësitë e hetimit të rastit janë në vendngjarje.