Dy të rinjtë hidhen nga dritarja e ndërtesës që po digjej
Pamje të një momenti kur dy vëllezër hidhen nga dritarja e një ndërtese që po digjej dhe shpëtojnë të sigurt.
Fun
Dy djemtë, nga tre dhe dhjetë vjeç, u bllokuan brenda banesës pa rrugëdalje tjetër përveçse të hidheshin rreth 10 metra, transmeton lajmi.net.
Video e incidentit dramatik tregoi se si vëllai më i ri u rrëzua së pari nga të paktën tre kate lart, si tymi që lëshohej nga dritarja. Ndërsa shikuesit bërtisnin, vëllai më i madh u var nga dritarja dhe e la veten të binte në krahët e atyre që ishin më poshtë.

Ata të dy ishin të padëmtuar nga rënia, por mund të kishin vuajtur nga thithja e tymit, njoftojnë media franceze. Të dy u dërguan në spital së bashku me 17 banorë të tjerë të ndërtesës në Grenoble, në Francën jug-lindore.
Katër personat që kapët dy vëllezërit u dërguan në spital që të shikonin nëse u kishte ndodhur diçka gjatë kapjes. /Lajmi.net/