Dy të rinj nga Mitrovica humbën jetën në aksidentin në Smrekonicë, shpreh ngushëllime Faton Peci
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci ka shkruar në lidhje me aksidentin tragjik që ka ndodhur sot në Smrekonicë të Vushtrrisë, ku kanë humbur jetën dy të rinj të Mitrovicës. Ai është shprehur thellësisht i prekur me këtë rast tragjik, shkruan lajmi.net. “Ditë e rëndë për Mitrovicën! Jam thellësisht i prekur me rastin tragjik…
Lajme
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci ka shkruar në lidhje me aksidentin tragjik që ka ndodhur sot në Smrekonicë të Vushtrrisë, ku kanë humbur jetën dy të rinj të Mitrovicës.
Ai është shprehur thellësisht i prekur me këtë rast tragjik, shkruan lajmi.net.
“Ditë e rëndë për Mitrovicën! Jam thellësisht i prekur me rastin tragjik të aksidentit të sotëm që i mori jetën dy të rinjve të Komunës së Mitrovicës në moshë shumë të re. Ngushëllime familjeve Xhemajli dhe Zejnullahu për humbjen e më të dashurve të tyre, Qëndrimit dhe Rinorit. Kjo humbje nuk është humbje vetëm për familjet e të afërmit, por për gjithë qytetin. Shpirti i tyre u prehtë në paqe, e kujtimi për ta qoftë i përjetshëm”, ka shkruar Peci. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: