Dy talentët nga Kosova shënojnë super gola në Ligën e Kampionëve për të rinj

Dy talentët nga Kosova, Bernard Karrica dhe Leon Dajaku, kanë shënuar gola të bukur në sfidën e Ligës së Kampionëve për të rinj.

Sport

04/03/2020 15:24

Bayern Munich është duke u përballur me Dinamon e Zagrebit në Ligën e Kampionëve për të rinj, dhe dy talentët nga Kosova, kanë shënuar për skuadrat e tyre.

Karrica, i lindur në Gjakovë, shënoi në minutën e 29’ për Dinamon e Zagrebit, për të çuar epërsinë e skuadrës së tij në 0-2.

Nuk vonoi shumë, dhe Bayerni u rikthye në lojë, me Leon Dajakun që shënoi për 1:2 (36’).

Golat e të dy talentëve mund t’i shikoni në videon e mëposhtme./Lajmi.net/