Tabela e Superligës pas javës së 31-të
Sot janë zhvillur dy ndeshjet e fundit të javës së 31-të të Superligës së Kosovës në futboll. Ballkani shënoi fitore si mysafire e Drenicës, me rezultat 2-1. Me rezultat të njëjtë, Dukagjini e mposhti skuadrën e Ferizajit. Pas përfundimit të javës së 31-të, Drita kryeson tabelën e Superligës, më 60 pikë, e ndjekur nga Ballkani…
Sport
Sot janë zhvillur dy ndeshjet e fundit të javës së 31-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Ballkani shënoi fitore si mysafire e Drenicës, me rezultat 2-1.
Me rezultat të njëjtë, Dukagjini e mposhti skuadrën e Ferizajit.
Pas përfundimit të javës së 31-të, Drita kryeson tabelën e Superligës, më 60 pikë, e ndjekur nga Ballkani me 55 sosh.
Malisheva renditet e treta me 49 pikë, Prisshtina e katërta me 45 pikë, derisa Gjilani në vendin e pestë, me 44 pikë.
Me fitoren e sotme, Dukagjini largohet nga zona e rrezikshme, duke shkuar në kuotën e 41 pikëve.
Drenica është e shtata në tabelë me 38 pikë, derisa në tre pozitat e fundit janë Llapi me 36 pikë, Ferizaji me 33 pikë dhe Prishtina e Re me 28 pikë.
