Dy raste për armëmbajtje pa leje brenda 24 orëve, policia arreston katër persona

Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar dy raste për armëmbajtje pa leje. Rastet janë të shënuara në komunën e Prishtinës. Policia në të dy rastet ka arritur të arrestoj katër persona, raporton lajmi.net. “Rr. Haxhi Zeka, Prishtinë 29.08.2024-22:30 . Njësitet policore kanë kryer një bastisje në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar ku kanë…

Lajme

30/08/2024 10:14

Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar dy raste për armëmbajtje pa leje.

Rastet janë të shënuara në komunën e Prishtinës.

Policia në të dy rastet ka arritur të arrestoj katër persona, raporton lajmi.net.

“Rr. Haxhi Zeka, Prishtinë 29.08.2024-22:30 . Njësitet policore kanë kryer një bastisje në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar ku kanë gjetur dhe konfiskuar: një armë gjuetie dhe  katër fishekë. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt.

Prishtinë 29.08.2024-20:20. Janë arrestuar tre të dyshuar, dy meshkuj kosovarë dhe një mashkull shtetas i Shqipërisë, pasi që gjatë kontrollit tek të njëjtit janë gjetur dhe konfiskuar dy armë zjarri. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.’ /Lajmi.net/