Dy persona kapen me kamion të mbushur me drunj në Selac të Mitrovicës, nisin hetimet për vjedhje të pyllit
Dy persona janë arrestuar në Mitrovicë, pasi dyshohet se janë përfshirë në veprën penale “Vjedhje e pyllit”. Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur më 28 shtator, rreth orës 00:35, në fshatin Selac, ku Policia kishte pranuar informatë se disa persona po vidhnin drunj në pyll. Njësia policore ka dalë në vendin e ngjarjes, ku…
Lajme
Dy persona janë arrestuar në Mitrovicë, pasi dyshohet se janë përfshirë në veprën penale “Vjedhje e pyllit”.
Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur më 28 shtator, rreth orës 00:35, në fshatin Selac, ku Policia kishte pranuar informatë se disa persona po vidhnin drunj në pyll.
Njësia policore ka dalë në vendin e ngjarjes, ku ka hasur dy persona në një kamion të ngarkuar me drunj.
Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor, ndërsa është njoftuar edhe Agjencia e Pylltarisë. Drunjtë e dyshuar si të vjedhur janë konfiskuar nga zyrtarët e pylltarisë dhe janë dërguar në objektet përkatëse.
Pas intervistimit dhe procedurave të tjera, me urdhër të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.
Ndaj tyre është iniciuar rast për veprën penale “Vjedhje e pyllit”. /Lajmi.net/