Dy ndeshjet e sotme të Superligës së Kosovës

Sot në kuadët të xhiros së 15-të të Superligës vijnë dy duele interesante.

Sport

30/11/2020 09:19

Superliga e Kosovës në futboll vazhdon sot me dy ndeshje të tjera të vlefshme për xhiron e 15-të.

Lideri i renditjes tabelare, Ballkani e pret Arbërinë në Suharekë dhe kërkon tre pikë të reja për të vazhduar sigurt drejt titullit kampion.

Ndeshja tjetër zhvillohet ndërmjet Drenicës dhe Llapit.

Drenica renditet në vendin e gjashte me 18 pikë, kurse Llapi në vendin e nëntë me vetëm tetë pikë të mbledhura deri më tani në këtë edicion.

Ballkani – Arbëria (13:00)

Drenica – Llapi (13:00) /Lajmi.net/