Dy ndeshje tejet interesante luhen sot në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll

Superliga e Kosovës në Futboll vjen sot me dy ndeshje tejet interesante.

Sport

17/03/2019 10:00

Liderët e Feronikelit do të kenë një test mjaft të vështirë në udhëtimin e tyre në Mitrovicë.

Skuadra nga Drenasi do të përballet me skuadrën e Trepçës 89, ku synon të marrë tri pikë për të mbajtur distancën me Prishtinën dhe Llapin, shkruan lajmi.net.

Në anën tjetër, Trepça 89 ka regjistruar disa rezultate të mira në këtë stinor dhe mund të shkaktojë probleme për Feronikelin.

Ndeshja tjetër do të luhet në Gjilan, ndërmjet Gjilanit dhe KEK-ut, ku vendasit shihen favorit për tri pikët e këtij takimi.

Skuadra nga Obiliqi luajti një ndeshje mjaftë të mirë kundër Prishtinës në javën e kaluar, dhe mund të sjellë probleme edhe për gjilanasit. /Lajmi.net/