Dy largimet e para te Real Madrid
Real Madrid është i prirur t'i lirojë nga skuadra Gareth Bale dhe James Rodriguez, me dyshen që nuk kanë arritur të bëjnë përshtypje as këtë sezon.
Sport
Dyshja thuhet se janë të lirë të kërkojnë lëvizje larg ‘Bernabeu’, dhe mund të kenë luajtur ndeshjet e tyre të fundit për klubin për shkak të bllokimit aktual të koronavirusit.
Sipas Marca, trajneri Zinedine Zidane është i vendosur për largimin e uellsianit dhe kolumbianit, transmeton lajmi.net.
I njëjti raport thotë se të dy do të largoheshin nga klubi ‘përmes derës së pasme’ nëse sezoni i La Liga nuk do të rifillonte për shkak të pandemisë koronavirus.
Dyshes iu dha edhe një shans këtë edicion, por duket se nuk do të lënë gjurmë. /Lajmi.net/