Dy Corvette Z06 e një Ferrari 458 testohen në rrugë të hapur
Kjo është pamja më e mirë deri më tani, e modelit Corvette Z06.
Auto & Tek
Javën e kaluar, Chevrolet bëri të ditur lajmin e shumëpritur, se më në fund, Corvette Z06 më në fund do të hyjë në prodhim, transmeton Telegrafi.
Në këtë formë, ka filluar një gjenerate e re e modeleve Corvette, pasi është bërë e ditur, se së në prodhim ka hyrë edhe Corvette Stingray.
Me këto makina të reja, duket se nuk është i kënaqur Chevrolet, që ka nisur ta testojë edhe Corvette Z06.
Derisa kishin shtresa të mëdha kamuflazhi, dy makina Corvette Z06 janë parë duke u testuar në një rrugë të hapur në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara.
Shtresat e mëdha të kamuflazhit, nuk ia kanë fshehur përmasat e zgjeruara, që lënë të kuptohet se do të ketë brenda hapësirë shumë më të gjerë.
Brenda Corvette Z06 pritet ta jetë një motor i fuqishëm V8, njëjtë sikurse Ferrari 458, krahas të cilit janë parë duke u testuar dy makinat e reja.
Gjatë lëvizjes nëpër rrugë, veturat arrinin shpejtësi të lartë, por që nuk dëgjohet edhe tingulli që lëshonin nga motorët.