Dy anëtarë të Juventus pozitivë me Covid-19

Juventus është prekur përsëri nga koronavirusi.

Sport

03/10/2020 18:56

Sikur në valën e parë të virusit, as kësaj here Juventus nuk ka shpëtuar pa anëtara të infektuar.

Sipas njoftimeve të fundit nga Italia, Juventus numëron 2 anëtarë pozitivë me Covid-19, përcjell lajmi.net.

Juve bën të ditur se të prekurit nuk janë lojtarë, as anëtarë të stafit teknik.

Gjithsesi në përputhje me rregullat dhe protokolin, grupi shkon në izolim.

Kjo nuk do të pengojë anëtarët negativë që të shkojnë në stërvitje, por nuk do t’iu lejoj kontakte me pjesën jashtë grupit. /Lajmi.net/