Durmishi: Ura mbi Ibër e gatshme në shtator për qarkullimin e automjeteve e këmbësorëve
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka shkruar në lidhje me punimet që po bëhen tek ndërtimi i urës mbi Lumin Ibër. Ai ka thënë se ka mbetur vetëm edhe betonimi i pllakës dhe shtresa e asfaltit. Durmishi thotë se në shtator ura do të jetë e gatshme për qarkullimin e automjeteve e këmbësorëve. “Një muaj…

Lajme
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka shkruar në lidhje me punimet që po bëhen tek ndërtimi i urës mbi Lumin Ibër.
Ai ka thënë se ka mbetur vetëm edhe betonimi i pllakës dhe shtresa e asfaltit.
Durmishi thotë se në shtator ura do të jetë e gatshme për qarkullimin e automjeteve e këmbësorëve.
“Një muaj e dy ditë prej kur filluam. U betonuan pilotat e betonit, u përgatitën, armuan e betonuan themelet e urës, u përgatitën, armuan e betonuan shtyllat e urës. Dje e sot u vendosën 18 trarë të cilët ishin përgatitur, armuar e betonuar në një punishte në Bair të Mitrovicës. Tani na ka mbetur edhe betonimi i pllakës dhe shtresa e asfaltit. Në shtator ura do të jetë e gatshme për qarkullimin e automjeteve e këmbësorëve”, ka shkruar Durmishi në Facebook. /Lajmi.net/
Postimi i tij i plotë: