Durmishi thotë se Ministria do t’i mbyllë brenda javës të gjitha gropat nëpër rrugët që janë kompetencë e saj

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka thënë se brenda javës do të mbyllen të gjitha gropat që janë kompetencë e ministrisë. Ai tha se brenda kësaj periudhe do t’i sanojnë të gjitha gropat në të gjitha akset rrugore. “Të dashur qytetarë, Ashtu siç jemi zotuar javën e kaluar, sot kemi filluar…

Lajme

08/12/2025 22:30

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka thënë se brenda javës do të mbyllen të gjitha gropat që janë kompetencë e ministrisë.

Ai tha se brenda kësaj periudhe do t’i sanojnë të gjitha gropat në të gjitha akset rrugore.

“Të dashur qytetarë, Ashtu siç jemi zotuar javën e kaluar, sot kemi filluar sanimin e gropave në të gjitha rrugët që janë në kompetencë të Ministrisë. Brenda kësaj jave do t’i sanojmë të gjitha gropat në të gjitha akset rrugore. Siguria dhe qarkullimi i lehtë mbeten prioriteti ynë”, ka thënë Durmishi.