“Duhet të mobilizohemi” – Selmanaj kërkon angazhim politik, juridik e diplomatik pas aktgjykimit në Hagë
Ish-deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka dalë me një sugjerim për hapat e ardhshëm që duhet të ndërmerren në Kosovë pas vendimit të djeshëm të Gjykatës Speciale. Ai ka këkruar mobilizim për ofrim të përkrahjes së fuqishme politike, juridike dhe financiare. Gjithashtu ka thënë se duhet të ketë koordinim Kosovë-Shqipëri, për t’u angazhuar bashkë diplomatikisht.…
Lajme
Ish-deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka dalë me një sugjerim për hapat e ardhshëm që duhet të ndërmerren në Kosovë pas vendimit të djeshëm të Gjykatës Speciale.
Ai ka këkruar mobilizim për ofrim të përkrahjes së fuqishme politike, juridike dhe financiare.
Gjithashtu ka thënë se duhet të ketë koordinim Kosovë-Shqipëri, për t’u angazhuar bashkë diplomatikisht.
Selmanaj gjithashtu ka kërkuar që të ketë bashkëpunim me aleatët, sidomos me SHBA-në, që të ketë standarde të barabarta të drejtësisë.
“Heqja e ndikimit të shtetit të Serbisë në punën e këtyre dhomave, duhet të jetë prioritet i të gjithëve”, ka shkruar Selmanaj.
Reagimi i plotë:
Çka mund dhe duhet të bëjmë për katërshen e UÇK-së, pas aktgjykimit dënues?
Pas aktgjykimit dënues, institucionet e Kosovës duhet të veprojnë me përgjegjësi, vendosmëri dhe koordinim të plotë:
– Qeveria, Kuvendi dhe institucionet e tjera të Kosovës duhet të mobilizohen menjëherë për të ofruar mbështetje të fuqishme politike, juridike, financiare dhe profesionale për procesin që do të zhvillohet në shkallën e Apelit.
– Qeveria e Kosovës dhe Qeveria e Shqipërisë duhet të koordinohen ngushtë për një angazhim të gjerë diplomatik, në të gjitha qendrat e vendosjes, me qëllim të informimit, sensibilizimit dhe adresimit të shqetësimeve lidhur me punën dhe funksionimin e Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar.
– Qeveria dhe institucionet e Kosovës, në bashkëpunim me aleatët tanë strategjikë, veçanërisht SHBA-në dhe vendet mike, duhet të angazhohen për të garantuar pavarësi dhe standarde të barabarta të drejtësisë në funksionimin e këtij institucioni. Heqja e ndikimit të shtetit të Serbisë në punën e ketyre dhomave, duhet të jetë prioritet i të gjithëve.
Në këto momente të vështira, nevojitet unitet institucional, mbështetje profesionale dhe angazhim i koordinuar politik e diplomatik.
Pa mobilizimin dhe mbështetjen e madhe nga i gjithë aparati shtetëror i Kosovës, epilogu edhe në shkallën e Apelit mund të jetë negativ dhe me shumë pasoja për të ardhmen e shtetit tonë!