Dueli Krasniqi – Hartel, kjo është ora e fillimit të meçit

Boksieri kosovar, Haxhi Robin Krasniqi do të ndeshet sonte për titullin evropian në kategorinë e mesme. Krasniqi sonte nga ora 22:30 në Magdeburg do të “luftojë” kundër boksierit gjerman, Stefan Härtel.

Sport

11/05/2019 13:38

Dueli ndërmjet Krasniqit dhe Härtelit ishte shtyrë nga nëntori i vitit të kaluar, sepse ky i fundit nuk ishte i gatshëm për tu përballur, për shkaqe shëndetësore.

Boksieri kosovar ka fituar 49 nga 54 luftime profesionale. Ndër të tjera, ai ka humbur ndaj ish-kampionëve të botës, Jürgen Brähmerin dhe Arthur Abrahamin. Ndërsa, për Härtelin e Berlinit, i cili ka fituar 17 nga 18 ndeshje, është dueli i parë i madh i titullit.

“Unë jam i aftë sa nuk kam qenë kurrë.”, ka thënë ai, shkruan RTL.de

Ndërkaq, boksieri kosovar, Robin Haxhi Krasniqi dje ka bërë të ditur se do të mbetet kampion i EBU evropian.

“Unë jam dhe unë mbetem kampioni i ebu evropian”, ka shkruar Krasniqi në facebook.

Haxhi Robin Krasniqi më 2 qershor të vitit 2018 kishte fituar titullin Kampion Evrope, duke mundur boksierin rus, Sanislav Kashtanovin.

Kujtojmë që, Haxhi Krasniqi në nëntor të vitit 2018 ka mposhtur kundërshtarin nga Venezuela, Ronny Landaeta, duke mbrojtur titullin e Evropës në kategorinë super të mesme në boksin profesionist (EBU). Në Dessau të Gjermanisë ai ka mbrojtur për herë të parë titullin e më të mirit të Evropës./21Media