Duda Balje: Me rezultatet aktuale, kam siguruar ulëse në Kuvend, herët të flitet për qeverinë Kurti

Duda Balje ka arritur të siguronte ulëse në Kuvendin e Kosovës. Kështu ka bërë të ditur vetë Balje në një përgjigje për Indeksonline. “Tani, bazuar në rezultatet që janë momentalisht kam arritur të siguroj ulëse në Kuvendin e Kosovës pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit’’, ka thënë Balje. Po ashtu Balje është pyetur nesë do të…

Lajme

05/01/2026 11:09

Duda Balje ka arritur të siguronte ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur vetë Balje në një përgjigje për Indeksonline.

“Tani, bazuar në rezultatet që janë momentalisht kam arritur të siguroj ulëse në Kuvendin e Kosovës pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit’’, ka thënë Balje.

Po ashtu Balje është pyetur nesë do të ketë votë pro formimit të qeverisë nga Albin Kurti si fitues i zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

‘’Është herët të flasim për këtë çështje. Së pari duhet të përfundojë certifikimi i rezultateve. Unë jam për formimin e institucioneve, sepse ka kaluar një kohë e gjatë pa institucione”, është shprehur Balje