“Dua të fitoj trofe”, Karim Benzema për Arabinë Saudite: Kjo është ligë e fortë, Ronaldo është këtu

Sulmuesi francez, Karim Benzema sot firmosi kontratë tre vjeçare me ekipin nga Arabia Saudite, Al-Ittihad. Ish-lojtari i Real Madrid tha disa fjalë për transferimin e tij në Ligën Profesionale të Arabisë Saudite, shkruan Lajmi.net Ai tha se kjo ligë është tejet e fortë dhe tashmë ka lojtar të mëdhenj, si Cristiano Ronaldo. “Është një ligë…

Sport

06/06/2023 21:45

Sulmuesi francez, Karim Benzema sot firmosi kontratë tre vjeçare me ekipin nga Arabia Saudite, Al-Ittihad.

Ish-lojtari i Real Madrid tha disa fjalë për transferimin e tij në Ligën Profesionale të Arabisë Saudite, shkruan Lajmi.net

Ai tha se kjo ligë është tejet e fortë dhe tashmë ka lojtar të mëdhenj, si Cristiano Ronaldo.

“Është një ligë e mirë dhe ka shumë lojtarë të mirë. Cristiano Ronaldo tashmë është këtu, një mik që në fakt tregon se Arabia Saudite po fillon të përparojë në këto nivele. Unë jam këtu për të fituar, siç bëra në Europë”, u shpreh Benzema.

Siç raportohet në mediat e huaja, Karim Benzema pritet që për tre sezone të përfitojë plotë 600 milionë euro./Lajmi.net/