Drita mposhtet në “Fadil Vokrri”, eliminohet nga Evropa Liga
FC Drita ka përfunduar rrugëtimin në kualifikimet për Europa League, pas humbjes me rezultat 1:3 ndaj skuadrës rumune FCSB në ndeshjen kthyese të zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Golin e vetëm për gjilanasit e shënoi Veton Tusha, por nuk mjaftoi për të përmbysur rezultatin e përgjithshëm, pasi edhe ndeshja e parë në Bukuresht…

Sport
FC Drita ka përfunduar rrugëtimin në kualifikimet për Europa League, pas humbjes me rezultat 1:3 ndaj skuadrës rumune FCSB në ndeshjen kthyese të zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Golin e vetëm për gjilanasit e shënoi Veton Tusha, por nuk mjaftoi për të përmbysur rezultatin e përgjithshëm, pasi edhe ndeshja e parë në Bukuresht ishte mbyllur me disavantazh 3:2 për Dritën, transmeton lajmi.net.
Me këtë rezultat, skuadra kosovare eliminohet nga Europa League.
Megjithatë, Drita ende mban gjallë shpresat për pjesëmarrje në garat evropiane përmes kualifikimeve të Conference League, ku do të kërkojë një tjetër mundësi për të siguruar prezencën në arenën ndërkombëtare./lajmi.net/