Drita mposht Arbërinë, Feronikeli me fitore minimale ndaj Llapit
Kanë përfunduar dy ndeshjet e sotme të Superligës së Kosovës. që u zhvillua në kuadër të xhiros së nëntë.

Sport
Drita mposhti në udhëtim Arbërinë me rezultat 0:1. Goli i Bujar Shabanit (45′) doli të ishte vendimtare për fitoren e bardhekaltërve.
Skuadra gjilanase tani ka 16 pikë në vendin e dytë, tre më pak se Ballkani lider. Arbëri në vendin e pestë ka 11 pikë.
Ndërkohë, Feronikeli ka shënuar fitoren e parë nën trajnerin e ri Klodian Duro. Nikli mposhti në shtëpi Llapin poashtu me rezultat minimal 1:0.
Ylli Hoxha (54′) realizoi golin e vetëm të kësaj sfide.
Skuadra nga Drenasi tani ngjitet në vendin e shtatë me 10 pikë, ndërsa Llapi mbetet në pozitën e nëntë me vetëm pesë pikë. /Lajmi.net/