Drejtori sportiv i Interit paralajmëron largimin e Eriksenit: Do vendosim në javët e ardhshme

Drejtori sportiv i Interit, Beppe Marotta ka paralajmëruar se në janar mesfushori Christian Eriksen mund të largohet nga "San Siro".

Sport

22/11/2020 15:43

Danezi nuk ka raporte të mira me trajnerin Antonio Conte dhe shumicën e ndeshjeve është duke nisur nga stoli dhe zyrtarisht ka pranuar që nuk është i lumtur, përcjellë lajmi.net.

Marotta ka bërë të ditur se nëse lojtari kërkon largimin, atëherë do e shesin, kurse javët e ardhshme janë vendimtare për Eriksenin.

“Nëse ndonjë lojtar dëshiron të largohet nga klubi, ne nuk do ta mbajmë”.

“Christian është duke punuar si profesionist, por në janar do vendosim për të ardhmen e tij. Nuk jemi në negociata të avancuara me ndonjë klub, por do shohim në javët e ardhshme”, u shpreh ai.

Eriksen pëlqehet nga Borussia Dortmundi dhe PSG-ja, derisa thuhet se mund të shkëmbehet me yllin e Arsenalit, Granit Xhaka./Lajmi.net/