Drejtori i Emergjencës: Janë pranuar 12 persona, 1 pjesëtar i Policisë dhe 11 civil – Shumica ankoheshin nga gazi lotsjellës
Drejtori i Emergjencës në Prishtinë, Naser Syla, ka dhënë detaje lidhur me gjendjen në Qendrën Emergjente pas protestës së sotme pranë Kuvendit të Kosovës, ku u përdor edhe gaz lotsjellës. Syla ka bërë të ditur se deri në momentin e deklarimit të tij, në Qendrën Emergjente kanë kërkuar ndihmë mjekësore gjithsej 12 persona. Prej tyre,…
Lajme
Drejtori i Emergjencës në Prishtinë, Naser Syla, ka dhënë detaje lidhur me gjendjen në Qendrën Emergjente pas protestës së sotme pranë Kuvendit të Kosovës, ku u përdor edhe gaz lotsjellës.
Syla ka bërë të ditur se deri në momentin e deklarimit të tij, në Qendrën Emergjente kanë kërkuar ndihmë mjekësore gjithsej 12 persona.
Prej tyre, një ishte pjesëtar i Policisë së Kosovës, ndërsa 11 të tjerë ishin civilë.
“Deri në këtë moment në Qendrën Emergjente kemi pranuar 12 raste, 12 pacientë që kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Prej tyre kanë qenë një polic dhe 11 civilë. Shumica prej tyre janë ankuar në veprimin e lotsjellësit”, ka deklaruar Syla.