Drejtori Alemany: Dembele dhe Gavi duan të vazhdojnë me ne

Drejtori i Barcelonës, Mateu Alemany ka folur lidhur me të ardhmen e Ousmane Dembele dhe Gavi.

Sport

01/05/2022 21:24

Dy lojtarët nuk kanë rinovuar akoma kontratat e tyre. Francezi Dembele mbetet pa kontratë në fund të sezonit aktual.

Drejtori i Barcës, Mateu Alemany thotë se të dy lojtarët kanë shprehur dëshirën për të vazhduar, dhe tashmë i mbetet klubit të finalizojë gjërat.

“Ousmane Dembele dhe Gavi duan të vazhdojnë këtu – kjo është shumë me rëndësi”, ka thënë Alemany, transmeton lajmi.net.

“Ne do të bëjmë më të mirën për t’iu mundësuar atyre qëndrimin. Kemi limite për pagat, kështu që duhet të kemi kujdes. Do të bëjmë më të mirën”, tha tutje drejtori i ‘Blaugranave’.

Gavi shihet si një nga lojtarët me më së shumti perspektivë te Barcelona. Dembele në anën tjetër ka shpërthyer në gjysmën e dytë të sezonit me Xavi Hernandez si trajner. /Lajmi.net/