Dramë në Tribunalin e Hagës, gjenerali kroat piu helm pas vendimit për dënim (Video)

Në seancën e gjykimit për rastin "Përliq dhe të tjerët" në Gjykatën Ndërkombëtare Penale për ish Jugosllavinë (ICTY) (Tribubali i Hagës) njoftohet se është ndërprerë seanca gjyqësore me pretendimin se ish gjenerali kroat Slobodan Praljak “ka pirë helm” pas vendimit të shpallur nga gjykata për dënimin e tij me 20 vjet burg.

Lajme

29/11/2017 12:28

Tashmë ka dalë edhe videoja ku Praljak e nxjerr një shishe të vogël dhe më pas e pinë atë që ai thoshte se ishte helm, transmeton lajmi.net.

Sipas mediave kroate, në oborrin e Tribunalit së shpejti pritet të aterojë një helikopter i cili do ta dërgojë Praljakun në spitali, pasi që është ankuar për dhimbje në gjoks.

Gjykata e Hagës ka pezulluar një seancë dëgjimore pë krime lufte pasi i akuzuari ka pirë, siç ka thënë ai, helm.

Sllobodan Pralak, ish-komandant i forcave kroate të Bosnjës gjatë luftës së viteve 1992-95, ka marrë pijen dhe ka bërtitur “nuk jam kriminel”, vetëm pak kohë pasi Gjykata Ndërkombëtare për Krime në ish-Jugosllavi ka konfirmuar dënimin e tij me 20 vjet burgim.

Pralak është dënuar fillimisht në vitin 2013 për krime lufte në Mostar.

Gjykata e Hagës është dashur të marrë vendimin sot mbi ankesën e tij dhe të pesë kroatëve të tjerë të Bosnjës.

Pasi Pralak ka pirë pijen, gjykatësi ka urdhëruar që perdet të uleshin dhe procedurat të pezulloheshin.

Javën e kaluar, Gjykata e Hagës ka dënuar me burgim të përjetshëm Ratko Mlladiqin – ish-komandant i forcave serbe të Bosnjës.

Kjo gjykatë do t’i mbyllë dyert në fund të këtij viti. /Lajmi.net/

YouTube player