Dortmund e gjen zëvendësuesin e Bellingham, “peshkon” te Chelsea

Skuadra gjermane, Borussia Dortmund ka identifikuar një zëvendësues të mundshëm për Jude Bellingham. Mesfushori i talentuar anglez u transferua te Real Madrid për një shifër rekord dhe tashmë gjermanët duan ta mbushin vendin e lënë bosh prej tij, shkruan lajmi.net Sipas raportimeve të “Bild”, klubi gjerman pëlqen mesfushorin anglez të Chelsea, Conor Gallagher. 23-vjeçari është…

Sport

24/06/2023 14:42

Skuadra gjermane, Borussia Dortmund ka identifikuar një zëvendësues të mundshëm për Jude Bellingham.

Mesfushori i talentuar anglez u transferua te Real Madrid për një shifër rekord dhe tashmë gjermanët duan ta mbushin vendin e lënë bosh prej tij, shkruan lajmi.net

Sipas raportimeve të “Bild”, klubi gjerman pëlqen mesfushorin anglez të Chelsea, Conor Gallagher.

23-vjeçari është një objektiv real për verdhezinjtë dhe së shpejti pritet të kryen kontaktet e para./Lajmi.net/