Donika Gërvalla dhe disa ministra të tjerë nuk marrin pjesë në seancën për Ligjin e Speciales

Me mbi një orë vonesë tanimë ka filluar seanca e thirrur e Kuvendit të Kosovës me 22 pika të rendit të ditës, e si pikë të parë me miratimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara. Por në këtë seancë mungon njëra nga ministret më të rëndësishme, ajo e Drejtësisë. Donika Gërvalla nuk është e pranishme…

Lajme

05/10/2026 10:20

Me mbi një orë vonesë tanimë ka filluar seanca e thirrur e Kuvendit të Kosovës me 22 pika të rendit të ditës, e si pikë të parë me miratimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Por në këtë seancë mungon njëra nga ministret më të rëndësishme, ajo e Drejtësisë.

Donika Gërvalla nuk është e pranishme në sallën e Kuvendit të Kosovës.

Pak më parë, deputetja e Aleancës, Albana Bytyqi i vendosi asaj në ulëse edhe logon e UÇK-së, por e njëjta refuzoi që sot të jetë e pranishme në sallë./Lajmi.net/