Donald Trump dha një afat që Microsoft ose një kompani tjetër mund të blej TikTok-un ose përndryshe aplikacioni do të mbyllet

Presidenti gjithashtu sugjeroi që SHBA të marrë një "pjesë të konsiderueshme" të parave në një marrëveshje blerjeje sepse SHAB "po bën të mundur që kjo marrëveshje të ndodhë".

Auto & Tek

04/08/2020 09:14

Një marrëveshje duhet të arrihet deri në mes të shtatorit kur aplikacioni kinez do të jetë “jashtë biznesit” në SHBA, transmeton lajmi.net.

Ai argumentoi se për shkak se blerja do të dërgonte para në Kinë, SHBA duhet të marrë para në këmbim, megjithëse është e paqartë se si do të funksionojë një aranzhim i tillë.

Zyrtarët e administratës dhe ligjvënësit republikanë dhe demokratë kanë argumentuar se aplikacioni paraqet një kërcënim të sigurisë kombëtare duke pretenduar se mbledhjen e të dhënave të përdoruesve dhe shpërndarjen e tyre me qeverinë e Kinës.

Kompania ka mohuar akuzat, duke theksuar se të dhënat e përdoruesve të saj janë të ruajtura në SHBA “me një kontroll të rreptë në hyrjen e punonjësve” dhe nuk kontrollohet direkt nga Bytedance.

Microsoft tha se “do të sigurojë që të gjitha të dhënat private të përdoruesve amerikanë të TikTok të transferohen dhe të mbeten” në SHBA dhe që çdo të dhënë që është “e ruajtur ose e mbështetur aktualisht” jashtë vendit, Microsoft do të fshihet nga serverët pas transferimit. /Lajmi.net/