Gëzim Bobi, i dyshuari për fshehjen e vendodhjes së Albert Sylajt nuk flet pasi del nga Gjykata

Me pranga në duar, Gëzim Bobi ka dalë nga Gjykata Themelore e Pejës. Ai u soll në stacion policor nën dyshimin se kishte fshehur vendndodhjen e dorasit të Arlindës, Albert Sylaj. Bobi nuk komentoi pretendimet, pasi doli nga Gjykata i shoqëruar nga forcat policore. Sipas dyshimeve të bazuara, Bobi më 25 tetor 2026, pasi Albert…

Lajme

24/11/2026 19:00

Me pranga në duar, Gëzim Bobi ka dalë nga Gjykata Themelore e Pejës.

Ai u soll në stacion policor nën dyshimin se kishte fshehur vendndodhjen e dorasit të Arlindës, Albert Sylaj.

Bobi nuk komentoi pretendimet, pasi doli nga Gjykata i shoqëruar nga forcat policore.

Sipas dyshimeve të bazuara, Bobi më 25 tetor 2026, pasi Albert Sylaj ishte transportuar nga Metë Pepaj deri në fshatin Bec, e kishte marrë dhe strehuar në banesën e tij në rrugën “Tirana” në Gjakovë.

Me këtë veprim, dyshohet se i kishte mundësuar Sylajt të fshihej dhe të qëndronte larg organeve të rendit.

Po ashtu, më 26 tetor, rreth orës 11:30, Bobi dyshohet se me automjetin e tij të tipit “Opel Insignia” e kishte transportuar Albert Sylajn në drejtim të fshatit Maznik, me qëllim që t’i mundësonte vazhdimin e fshehjes dhe shmangien nga arrestimi.

Rasti lidhet me vrasjen e Arlinda Zekajt, e cila u vra më 25 tetor në shtëpinë e saj në Vitomiricë të Pejës.