Dokumenti për Asociacionin, në vitin e ardhshëm? (Video)

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa,të premten në mbledhjen e Qeverisë ka përsëritur edhe njëherë qëndrimin e tij se themelimi i Asociacionit të Komunave më shumicë Serbe do të bëhet konform aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.

Lajme

31/01/2016 00:21

Por, për opozitën legjitimiteti ka humbur në momentin kur Qeveria është shpallur antikushtetuese.

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi, thotë se hapi i parë që duhet bërë është që kjo qeveri të jap dorëheqje dhe të vijë një qeveri tjetër kredibile.

E, Nenad Rashiq, nga Lista Serbe, është shprehur skeptik se dokumenti për ASK-në mund të ridizajnohet, debatohet dhe aprovohet deri në vitin 2017.

Për analistin politik, Donik Sallova, kryeministri Mustafa do të duhej t’i përmbahej fjalës së tij dhe të mos shkonte në Bruksel për të negociuar pasi ai ka humbur tashmë kredibilitetin.

YouTube player