Dokumentet flasin, Berat Lahu publikon fakte që rrëzojnë propagandën e VV-së: EFT u licencua nën qeverisjen e saj me 2 shtator 2021

Asamblisti i pavarur i Komunës së Prishtinës, Berat Lahu, ish-anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje, ka bërë publike një dokument zyrtar të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), përmes të cilit dëshmohet se kompania Energy Financing Team (EFT), në pronësi të biznesmenit serb Vuk Hamoviq, ishte e licencuar nga ky institucion. Sipas Lahut, kjo çështje nuk mund…

Lajme

16/12/2025 19:11

Asamblisti i pavarur i Komunës së Prishtinës, Berat Lahu, ish-anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje, ka bërë publike një dokument zyrtar të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), përmes të cilit dëshmohet se kompania Energy Financing Team (EFT), në pronësi të biznesmenit serb Vuk Hamoviq, ishte e licencuar nga ky institucion.

Sipas Lahut, kjo çështje nuk mund të mohohet më dhe përgjegjësit politikë duhet ta pranojnë realitetin, transmeton lajmi.net.

Ai ka theksuar se Armend Muja dhe Artane Rizvanolli, sipas tij, duhet të ndalojnë përpjekjet për ta fshehur atë që e quan një të vërtetë tronditëse.

“Nuk bëhet fjalë për shpifje. Më mirë të pranohet e vërteta sesa të tentohet të maskohet një vendim i tillë. Më 2 shtator 2021, ZRRE e ka licencuar EFT-në”, ka shkruar Lahu në një postim në Facebook.

Lëvizja Vetëvendosje ka insistuar vazhdimisht se licencimi i EFT-së nuk ka ndodhur gjatë qeverisjes së saj.

Megjithatë, dokumenti i publikuar nga Lahu tregon se vendimi mban nënshkrimin e kryetarit të ZRRE-së, Ymer Fejzullahu, me datë 2 shtator 2021, periudhë kur VV ishte në pushtet.

Postimi i plotë: 

Unë, Berat Lahu, nuk po shpif.
Armend Muja dhe Artane Rizvanolli më mirë është ta pranojnë se sa të perpiqen ta fshehin te vërtetën e tmerrshme dhe të pabesueshme të licencimit të EFT.
Me 02 Shtator 2021, është Licencu EFT, nga ZRRE.