Dokument: Ky është dekreti i Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit që VV-ja po e dërgon në Kushtetuese

Presidentja Vjosa Osmani sot nënshkroi dekretin për shpërndarjen e Kuvendit pasi ai dështoi të zgjidhte Presidentin e ri brenda afatit. Këtë dekret e konsideroi jokushtetues kryeministri Albin Kurti, i cili njoftoi se është duke u dërguar në Gjykatën Kushtetuese për kontestim. Ndërkaq, partitë tjerë opozitare e kanë mirëpritur këtë vendim të presidentes, por thanë se…

Lajme

06/03/2026 17:30

Presidentja Vjosa Osmani sot nënshkroi dekretin për shpërndarjen e Kuvendit pasi ai dështoi të zgjidhte Presidentin e ri brenda afatit.

Këtë dekret e konsideroi jokushtetues kryeministri Albin Kurti, i cili njoftoi se është duke u dërguar në Gjykatën Kushtetuese për kontestim.

Ndërkaq, partitë tjerë opozitare e kanë mirëpritur këtë vendim të presidentes, por thanë se do të respektojnë çfarëdo vendimi që nxjerr Kushtetuesja për ankesat e dërguara në lidhjen me zgjedhjen e presidentit.

Më poshtë teksti i dekretit:

Presidentja e Republikës së Kosovës, në mbështetje të nenit 86 (2) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, i cili përcakton se zgjedhja e Presidentit të Republikës së Kosovës duhet të bëhet jo më vonë se tridhjetë (30) ditë para përfundimit të mandatit të Presidentit aktual, ndërlidhur me nenin 82 (1.3) të Kushtetutës, si dhe duke u bazuar në nenin 84 (4) të Kushtetutës, nenin 6 të Ligjit Nr. 03/L-094 për Presidentin e Republikës së Kosovës dhe nenin 4 (4) të Rregullores (P) Nr. 02/2022 për Organizimin dhe Funksionimin e Presidencës (30.12.2022), nxjerr:

DEKRET

Shpërndahet Legjislatura e Dhjetë (X) e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Ky dekret hyn në fuqi në datën e nënshkrimit.