Doktori heq një top me flokë nga barku i një adoleshentes
Një vajzë kishte një top me flokë në stomakun e saj dhe peshonte 7 kilogramë.
Fun
Një adoleshente ka përtypur flokët e saj për shumë vite që e detyroi mjekun ta bëjë operacion që të largojë topin me flokë të formuar në stomakun e saj, transmeton lajmi.net.
Vajza 17-vjeçare përfundoi me një top shtatë kilogramë flokësh në bark, sa pesha e një foshnje pesë muajshe.

Pas një ekografie, gunga fillimisht dyshohej të ishte një tumor kanceroz. Por mjekët hoqën topin e flokëve gjatë një operacioni gjashtë orësh.

Mjekët zbuluan se vajza kishte zakon të përtypte flokët e saj dhe një gungë u grumbullua brenda barkut dhe lidhi tërë stomakun.
Burimet thonë se ajo është e qëndrueshme dhe ishte vendosur të lirohej nga spitali pas një vëzhgimi paraprak. /Lajmi.net/