Dogana dhe Policia parandalojnë kontrabandën e cigareve elektronike
Në kuadër të punës dhe kontrolleve të Doganës së Kosovës, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës, si bashkëpunim ndërinstitucional, zyrtarët e Doganës së Kosovës dhe ata të Policisë së Kosovës, gjatë kontrollit të detajuar të bazuar në analizën e riskut, duke përdorur paisje të specializuara të kontrollit, kanë arritur të zbulojnë sasi të…
Lajme
Në kuadër të punës dhe kontrolleve të Doganës së Kosovës, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës, si bashkëpunim ndërinstitucional, zyrtarët e Doganës së Kosovës dhe ata të Policisë së Kosovës, gjatë kontrollit të detajuar të bazuar në analizën e riskut, duke përdorur paisje të specializuara të kontrollit, kanë arritur të zbulojnë sasi të dyshimta të substancave të ndaluara narkotike.
Gjatë kontrollit të përdorimit të pajisjeve dhe mjeteve të specializuara, është ndaluar për kontroll mjeti transportues (furgon), i cili ishte i ngarkuar në karrotrec dhe mbante targa të huaja ku gjatë kontrollit të detajuar të këtij mjeti, saktësisht në pjesën e sipërme të fërgonit midis tapicerisë dhe tavanit (mbi tavanin e furgonit), autoritetet kanë zbuluar dhe sekuestruar “Vape” (cigare/produkte duhani) me kanabis / ose substanca të ngjashme narkotike.
Sasia e sekuestruar është 204 copë.
Rasti është duke u trajtuar nga njësitet kompetente hetimore të Doganës dhe Policisë së Kosovës për veprime të mëtejshme ligjore përfshirë edhe mjetin transportues.
Dogana dhe Policia e Kosovës mbeten të përkushtuara në mbrojtjen e kufijve dhe parandalimin e çdo forme të krimit e kontrabandës.