“Do t’i mbështesim përmes rrobaqepësisë, t’i zbusim pak” – Kandidati i pavarur për Vushtrrinë ka një ide interesante për punësimin e nënave
Kandidati i pavarur për kryetar të komunës së Vushtrrisë, Shaban Miftari, ka shpalosur një pjesë të programit të tij, theksin e vë te mbështetja për gratë dhe nënat. Në një intervistë për RTK, Miftari tha se planifikon të krijojë mundësi për gratë në komunë, nëpërmjet angazhimit në rrobaqepësi, si një formë të lehtësuar barrën e…

Lajme
Kandidati i pavarur për kryetar të komunës së Vushtrrisë, Shaban Miftari, ka shpalosur një pjesë të programit të tij, theksin e vë te mbështetja për gratë dhe nënat.
Në një intervistë për RTK, Miftari tha se planifikon të krijojë mundësi për gratë në komunë, nëpërmjet angazhimit në rrobaqepësi, si një formë të lehtësuar barrën e tyre familjare.
“Ne do t’i mbështesim në mundësimin e punësimit përmes rrobaqepësisë gratë dhe mi zbutë ato nana pak që janë avmise në qat pjesë, shkojnë e i ndihmojnë familjeve të tyre”, tha Miftari./Lajmi.net/