Djali i Messit e ka gati fanellën e Argjentinës

Djali i Lionel Messit, Thiago, e ka gati fanellën e Përfaqësueses së Argjentinës. Nëse bëhet futbollist si babai i tij, vogëlushi mund të luajë për vendin jug-amerikan dhe mund ta vesh fanellën me numrin 10.

Sport

30/05/2014 23:57

Fanella e Përfaqësueses së Argjentinës është e gatshme qysh tash, për djalin e Lionel Messit. Vogëlushi Thiago e ka në shtëpi tashmë fanellën, të cilën mund ta vesh edhe në të ardhmen, nëse bëhet futbollist si babai i tij.

Në fakt, ylli argjentinas e ka postuar një fotografi në rrjetin social, Tëitter, ku shihet së bashku me Sergio Agueron, i cili ia bëri dhuratë fanellën e Thiagos së vogël me numrin 10.

Sigurisht, ylli i Barcelonës shpreson që i biri ta ndjek rrugën e tij.