Djali i cili u dyshua që ishte një aktorë 18-vjeçar, detyrohet të tregojë pasaportën që të vërtetohej supozimi
Quaden u detyrua të zbulojë datën e lindjes së tij, pasi disa persona mizorë pretenduan se ai ishte një aktor 18-vjeçar.
Fun
Në një videoklip, të postuar në Instagram, Quaden Bayles tregon faqen e brendshme të pasaportës së tij që dëshmon se ai është një fëmijë nëntë vjeç, raporton “The Sun”, transmeton lajmi.net.
Djaloshi i shkollës, nga Brisbane në Australi, bëri tituj në të gjithë botën kur pamjet e tij duke qarë dhe duke thënë se ai dëshironte të vdiste nga bullizmi që i bëhej në shkollë.
Por pasi u bë i famshëm, disa persona në mediat sociale pohuan se Quaden ishte në të vërtetë një aktor i rritur që kishte marrë pjesë në një truk.

Tani, mamaja e tij Yarraka ka postuar një video të re për të shpërndarë thashethemet qesharake.
Së bashku me klipin, ajo shkroi: “Unë mund ta kuptoj pse njerëzit mendojnë se djali im Quanden nuk është me të vërtetë ai. Ai është një shpirt i vjetër, i mençur përtej viteve të tij dhe padyshim fëmija më i zgjuar, më i fortë që do ta njoh ndonjëherë”.
Ajo vazhdon: “Pra, vetëm për ta vendosur rekordin drejt …
“Quaden lindi në 12:15 pasdite të hënën 13 dhjetor 2010! Siç mund ta shihni qartë këtu në pasaportën e tij që u dha 22 shtator 2017 para udhëtimit tonë të parë në Fixhi”.
Kjo vjen pasi nëna Yarraka theu heshtjen e saj për videon ku tregonte Quaden të dëshpëruar duke thënë se ai dëshironte të vriste veten.

Në një intervistë të lotuar me NITV, nëna e guximshme foli për trajtimin mizor të djalit të saj nga një bandë vajzash.
Ajo tha: “Kjo ishte java e tretë e Quaden në shkollë. Ai humbi javën e parë për shkak të një funerali familjar në Sidnej. Sapo do të ktheheshim në Brisbane dhe do të punonim me spitalin dhe shkollën për ta rikthyer atë në shkollë”.
Pas asaj video djali pati mbështetjen e shumicës së yjeve botërore, çoftë ajo morale apo financiare.
Tani familja e tij thonë se janë mirënjohës për mbështetjen, por kanë vendosur të mos pranojnë asnjë prej parave, pasi njerëzit mendojnë që djali i tyre është aktor. /Lajmi.net/