Dita e finales së Ligës së Evropës, Sevilla dhe Roma “luftojnë” në Budapest
Finalja e Ligës së Evropës për këtë edicion do të zhvillohet sonte ndërmjet Sevillës dhe Romës. Stadiumi “Puskas Arena” në kryeqendrën hungareze, në Budapest, do të jetë arenë e përballjes finale që nis nga ora 21:00. Skuadra më e suksesshme në historinë e kësaj gare, Sevilla ka rastin për të ngritur trofeun për herë të…

Sport
Finalja e Ligës së Evropës për këtë edicion do të zhvillohet sonte ndërmjet Sevillës dhe Romës.
Stadiumi “Puskas Arena” në kryeqendrën hungareze, në Budapest, do të jetë arenë e përballjes finale që nis nga ora 21:00.
Skuadra më e suksesshme në historinë e kësaj gare, Sevilla ka rastin për të ngritur trofeun për herë të 7-të.
Por, misioni është i vështirësisë maksimale, përballë është Jose Mourinhos me armatën verdhekuqe, që pas suksesit një vit më parë në Tiranë në finalen e Ligës së Konferencës, kërkon t’i dhurojë skuadrës së “qytetit të përjetshëm” një tjetër trofe evropian.
Nëse triumfon, Mourinho do të bëhej i pari trajner që e fiton këtë garë me tri skuadra të ndryshme, pasi ja ka dalë me Porton në 2003 dhe me Manchester Unitedin në 2017-ën./Lajmi.net/